Fitojnë ‘Big-ët’ në Premier League

Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, kanë fituar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Premier Leagues angleze.

Lideri Manchester City fitoi pa problem në transfertë ndaj Leicester Cityt. Për ekipin e Guardiolës shënoi Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne.

Skuadra e Pep Guardiola tani ka grumbulluar 34 pikë në vendin e parë dhe ruan bilancin e të pamposhturës.

Liverpool e mposhti me lehtësi në shtëpi Southamptonin, të cilës ia shënoi plot tri gola. Salah dy herë dhe Coutinho një herë gjetën rrjetën për “Të Kuqtë”.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë.

Në anën tjetër, Chelsea, e shkatërroi ëest Bromin në rezultat 4-0. Morata një herë, Hazard dy herë dhe Alonso një herë arritën të shënojnë për skuadrën e Antonio Contes.