FOTO/ Këngëtarët shqiptarë nderohen me çmime në Hamburg

Alban Skenderaj është nderuar me çmim në ceremoninë e BAMA Awards në Hamburg të Gjermanisë.

Kantautori i njohur është vlerësuar asi artisti më i mirë shqiptar, ndërsa njoftimin e ka bërë vet ai.

“Faleminderit BAMA Awards dhe DAF Entertainment në Hamburg për këtë çmim dhe këtë eksperiencë ndryshe, e cila më mundësoi të takohem me njerëz e artistë nga e gjithë bota”, ka shkruar Albani në një postim në Instagram.

Postimin e ka shoqëruar me një fotografi të çmimit të fituar.

Me çmim në këtë eveniment është nderuar edhe Ardian Bujupi.

Këngëtari, i cili është i njohur për cilësitë e tij edhe në Gjermani, është vlerësuar si artisti i ri më i mirë në Ballkan.

Vlen të theksohet se viti 2017 ka qenë shumë i suksesshëm për artistët shqiptarë, të cilët po vlerësohen gjithnjë e më shumë për veprat e tyre.