Zoti Basha, ja disa nga oligarkët e Ramës…!

Basha tha në parlament se “…buxheti i 2018 duhet të hetohet nga FBI dhe DEA si buxhet që do të shërbejë si lavatrice për pastrimin e parave të pista të oliagrkëve të pushtetit të tij…”, apo “se shumë prej emrave të klientelës së qeverisë Rama do të pastrojnë paratë në industrinë e ndërtimit e të turizmit…”. Rama replikoi duke përmendur turpërisht disa emra biznesmenësh (Samir Mane, Bashkim Ulaj, Ram Geci, Shefqet Kastrati, të njohur në qytet me idenë se do të kompleksonte Bashën apo për ta përballur atë me biznesin. Për për të qënë të saktë apo të themi më mirë të ndershëm me publikun, ndonjë prej tyre(jo të gjithë), ndoshta perceptohet i lidhur aktualisht me Ramën në pushtet po ashtu si perceptohej më parë i lidhur me politikanë apo drejtues të medias që kanë qënë dikur në pushtet, por që kanë ndryshuar qëndrim me ndryshimin e kahes së pushtetit.

Por cilët janë oligarkët e vërtetë që kanë qënë gjithnjë të lidhur ngushtësisht me Ramën, pavarësisht nëse ai është në krye të qeverisë, ka qënë në krye të bashkisë apo në opozitë, në krye të PS? Cilat janë ata që kanë paguar për tjetërsimin direkt apo inidrekt të votës së qytëtetarëve përmes mbështetjes financiare apo mënyrave të tjera? Që janë të lidhur politikisht me Ramën? Që janë pjesë e klientelës politike e madje deri e ekipit politik (kuvend, administratë publike, poste kyce në shtet, e tjerë), të Ramës, që nga periudha kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës dhe deri më sot që drejton qeverinë? Që janë përfituesit kryesorë të lejeve të ndërtimit, licencave, koncensioneve, PPP-ve, tenderave, fondeve publike e tjerë në nivel qëndror e vendor? Që kanë financuar shumë nga fushatat dhe aktivitetet politike të qeverisë dhe të aprtisë socialiste? Që kanë vënë në shërbim të pushtetit të Ramës të gjithë asetet e tyre, mediat e tyre, apo mjetet e kompanive të tyre?

Në këtë listë, e cila nuk eshte shteruese, janë politikanë, ministra, deputetë, kryetarë bashkishë, biznesmenë, manjatë të medias, individë me rekorde kriminale, që kanë qënë vazhdimisht me ose pranë Ramës, emrat e të cilëve janë përmendur në raportet publike e sekrete të insiticioneve ndërkombëtare por edhe nga media vëndase si dhe gjatë shkëmbimit të deklaratave mes politikanëve shqiptarë. Pa u futur në dhënien e detajeve dhe shpjegimeve për seicilin prej tyre, një listë e shkurtër për këta individë të shpërndarë sipas 4 kategorive do të ishte:

Politikanë, deputetë, kryetarë bashkishë…

Saimir Tahiri. Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj. Mimi Kodheli. Ilir Beqaj. Vangjush Dako, Qazim Sejdini. Armando Subashi. Sadri Abazi. Fatmir Xhafaj. Pjerin Ndreu. Fidel Ylli. Rakip Suli. Anasatas Angjeli. Paulin Sterkaj. Majlinda Bufi

Biznesmenë, manjatë të medias

Vilma Nushi. Pandi Carapuli. Agron Papuli. Karlo Bolino. Ndue Kola. Artan Gaci. Safet Gjici. Valentina Leskaj(djemtë). Petrit Cela, Besnik Sulaj. Nazif Bajrami. Orest Sota. Gaz Demi. Klemend Balili.

Biznesmenë, individë me rekorde kriminale.

Elvis Roshi, Arben Ndoka. Mark Frroku. Armando Prenga. Vellezerit Habilaj. Aqif Rakipi. Ymer Tola. Klemend Balili. Alban Bushi. Emiljano Shullazi.

Raporti sekret i OSBE nxjerr keta emra

Sadri Abazi, Tom Doshi, Anastas Angjeli. Arben Ndoka. Paulin Sterkaj. Gramoz Ruci. Fidel Ylli. Olsi Rama.

Syri.net /18 nentor 2017