Franca ndërmjetësuese në mes të Libanit dhe Arabisë Saudite

Kryeministri libanez, Saad Hariri ka arritur në Francë nga Arabia Saudite, për të biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron, në mes të krizës politike në Liban.

Hariri i ka thënë presidentit libanez, Michel Anoun, përmes një telefonate se ai do të rikthehet në Liban, në ditën e pavarësisë.

Ndërsa Macron, ka thënë se e mirëpret Haririn në Paris, si kryeministër të Libanit dhe pret që ai të kthehet në Beirut në “ditët apo javët në vazhdim”.

Ditë më parë, Hariri kishte thënë dorëheqje, duke e lënë Libanin në krizë të rëndë politike.

Macron po shërben si ndërmjetësues në rajon, në konfliktin në Liban, në mes të kampeve mbëshetura nga Irani dhe Arabia Saudite