Arrestohet 30 vjeçari në Berat, ja me çfarë u kap…

Policia e Beratit arrestoi një 30-vjeçar, pasi u kap me kokainë.

Siç bëhet e ditur nga policia, në pranga është Mirjan Kapllani, ku pas kontrollit fizik i është gjetur një sasi e vogël kokaine.

Lidhur më këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.