Gold AG ka një pyetje në lidhje me Shyhreten

Bashkëpunimi i tyre i fundit rezultoi shumë i suksesshëm, shkruan “Kosovarja”.  Shyhrete Behluli dhe Arian Agushi – Gold AG, muaj më parë sollën këngën e tyre të realizuar edhe me videoklip “Vëlla e motër”.

Kënga në fjalë u mirëprit nga fansat e dyshes dhe ka arrit deri më sot plotë 17,549,284 shikime në kanalin e “VizioniLibonia” në youtube.

Ndërsa tani i shohim sërish së bashku Goldin dhe Shyhreten në një foto të cilën Ariani e ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram. E që ai ka edhe një pyetje për ndjekësit e tij, ku i pyet ata: “A e doni edhe një një këngë të re bashkëpunim nga ne".