Insigne kërkohet nga klubi i madh i Premierligës

Sipas mediave spanjolle, Pep Guardiola po mendon për një futbollist italian për të përforcuar Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll ka vëzhguar me vëmendje në dy sfidat e Champions League që skuadra e tij zhvilloi ndaj Napolit, Lorenzo Insignen, të cilin e pëlqen shumë dhe do të tentojë ta transferojë në ishull.

Vështirë se Insigne do të vendosë të largohet nga Napoli, por Guardiola do të bëjë gjithçka për ta marrë te City, pasi sheh te italiani zëvendësuesin ideal të Sergio Agueros.