Pa Aubumeyang Dortmundi arrin këtë rezultat surprizë me Stutgartin

Pa sulmuesin kryesor, Aubumeyang, Borussia e Dortmundit ka pësuar humbjen e katërt në këtë edicion në Bundesliga, pasi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të është mposhtur nga Stutgarti me rezultatin 2-1.

Chadrac Akolo (5’) dhe Josip Brekalo (51’) shënuan për vendësit, ndërsa për Dortmundin shënoi Maximilian Philipp (45’).

Pas kësaj humbjeje, Dortmundi mbetet në vendin e tretë me 20 pikë, gjashtë më pak se Bayern Munchen dhe diferenca mund të thellohet në nëntë nëse bavarezët fitojnë nesër kundër Augsburgut.