FOTO/ Habit Dafina Zeqiri, shikoni si e quan ajo Adelina Ismailin

Pas një kohe të gjatë këngëtarja Adelina Ismaili është rikthyer në Kosovë dhe mbrëmë performoi në mitingun e një partie politike.

Ardhja e Adelinës në Kosovë u komentua në gjitha mediet shqiptare dhe qarkulluan fotografi të saj në rrjete sociale.

Dhe në njërën nga këto, Adelina mori një koment nga këngëtarja Dafina Zeqiri, me të cilën nuk është parë të kenë raporte të afërta me njëra-tjetrën, megjithatë ajo publikisht e quan Adelinën me një epitet të veçantë.

Në imazhin, të cilin e kishte shpërndarë parukieri Kaci Lleshi, komenti i Dafinës ishte  “Legend”, epitet ky që nuk i vihet çdo personi.

Kujtojmë që Adelina prej disa kohësh i është përkushtuar djalit, ndërsa kënga e saj më e fundit është “Fol Nihere”.