Talenti gjerman shpallet lojtari i muajit në Angli

Leroy Sane është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier League. Gjermani i talentuar, i cili ka qenë vërtet përcaktues me Manchester Cityn gjatë kësaj periudhe, mposhti në garën për lojtarin e muajit shokun e tij të skuadrës, Kevin De Bruyne dhe mbrojtësin spanjoll të Arsenalit, Nacho Monreal.

Tetori ishte shumë pozitiv për Sane, i cili shënoi 3 gola ndërsa dha edhe 3 asiste në kampionat me Citiziens. Ndërkohë Pep Guardiola i cili koleksionoi tre fitore në po kaq takime me Cityn, gjatë tetorit është shpallur trajneri më i mirë i muajit në Premier League.