", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Pas tragjedisë ajrore, Chapecoense bën këtë mrekulli. Festa e çmendur

Chapecoense ia doli mbanë të sigurojë mbijetesën në kampionatin brazilian të futbollit, “Brasilerao”.

Klubi, i cili thuajse u shua nga tragjedia ajrore e 28 nëntorit të një viti më parë, gjatë të cilit humbën jetën 19 futbollistë, mposhti 2-1 Vitorian një natë më parë, duke siguruar matematikisht mbijetesën kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur.

Skuadra bardhjeshile, me një ekip të rindërtuar tërësisht, ngjitet aktualisht në kuotën e 47 pikëve dhe mban vendin e 10 në klasifikim.

Mbijetesën, Chapecoense arriti ta siguronte në fushën e lojës, edhe pse Federata Braziliane kishte arritur një akord me skuadrat e tjera për t’i garantuar mbijetesën në kampionatin elitar për të paktën 3 vite pas tragjedisë, në mënyrë që t’i lejonin asaj rindërtimin e grupit.

Por Chapecoense duket se ka refuzuar këtë “privilegj” dhe arriti të merrte 3 pikët e radhës pas një 90-minutëshi të vuajtur që pa të përmbyste avantazhin e Vitorias.

Në dhomat e zhveshjes nisi menjëherë festa, që ishte edhe më e madhe nga sa pritej për shkak të lajmit se portieri i mbijetuar nga tragjedia ajrore, Jackson Follmann, i është rikthyer fushave të blerta, duke u stërvitur pavarësisht një këmbe të prerë.