Messi i trembet kësaj kombëtareje në Botëror

Në prag të shortit të Botërorit “Rusi 2018”, Lionel Messi ka zbuluar se cilat janë skuadrat që ai i druhet më shumë. Sigurisht për yllin argjentinas rreziku kryesor i përfaqësueses së tij janë kampionët në fuqi të Gjermanisë, më pas Brazili dhe Franca.

“Për mendimin tim këto janë përfaqësueset që duken më në formë dhe që kanë lojtarët individual më të mirë. Gjermania është më e forta”, theksoi Messi në një intervistë për televizionin argjentinas “Tyc Sport”.

Përfaqësuesja argjentinase ka rritur të kualifikohet në këtë Botëror vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit ku vetë Mesi shënoi një tregolësh.