Kryebashkiaku i Bulqizës: Helmimi i nxënësve, mbaj të gjitha përgjegjësitë...

Melaim Damzi, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shupenzë ku 60 nxënës përfunduan në spital pas asfiksimit që pati si shkak tymin e ardhur nga kaldaja.

Damzi, në një prononcim për Balkanweb,  tha se merr të gjitha përgjegjësitë dhe se reagimi i institucioneve ka qenë në kohë.

 “Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë. Si prind, si mjek kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë”, tha Damzi.