FOTO/ Rezarta Shkurta çmendurisht e lumtur, i vjen në shtëpi njeriu i zemrës

Për këngëtaren dhe sipërmarrësen shqiptare këto kanë qenë kohë tensioni.

Rezarta Shkurta po rrit e vetme vajzën e saj pasi bashkëshorti, Ermal Hoxha po vuan dënimin për trafikim lëndësh narkotike.

Lajmi i mirë për familjen ishte se nipit të Enver Hoxhës po i ulet dënimi nga  12 vite burg në 8 vjet e 6 muaj.

Por për Rezartën nuk është vetëm ky lajmi që e ka lumturuar. Motra e saj ka shkuar për vizitë dhe gëzimi fëminor i të dyjave nuk përshkruhet.