Spalleti iu drejtohet tifozëve të Interit me një mesazh emocionues

Luciano Spalletti ka thurur elozhe për tifozët e Interit, duke i quajtur të përjetshëm. Tekniku e ka ngritur Interin në vendin e tretë në Serie A dhe ende nuk ka pësuar humbje kur janë luajtur 12 ndeshje në kampionat, megjithatë ai e ka bërë të qartë se asgjë nuk do të arrihej pa përkrahjen e tifozëve zikaltër.

Faleminderit për përkrahjen tuaj të madhe. Me të gjithë juve, çdo gjë bëhet më e lehtë. Ju kemi gjetur në “San Siro” qysh prej fillimit. Ju morët disa nga përgjegjësitë tona dhe, për ne, ka qenë e rëndësishme ta ndienim menjëherë afërsinë tuaj”, ka thënë Spalletti drejtuar tifozëve të Interit.

Ka qenë epoka e Herreras, Trapattonit apo edhe e Mourinhos. Por, për ju nuk ka periudhë historike sepse ju gjithmonë jeni atje”, ka shtuar ai.