Çfarë ka ndodhur me Rihanën? Këngëtarja i ka shokuar fansat me FOTO-t plot celulit

Rihanna gjithmonë është mbajtur si një prej personazheve më seksi të skenës. Gjithmonë në formë dhe sensuale, të paktën këtë imazh ka secili prej nesh në kokë kur dëgjon emrin e yllit të muzikës.

Tashmë, të gjithë e dimë se artistja ka shtuar në peshë, e kjo kuptohet edhe nga fotot zyrtare të saj. Megjithatë, fotoshopi i përdorur nuk zbulon gjithçka nga këngëtarja. Trupi i Riri-t të habit jo pak në foton e fundit të shpërndarë nga fansat.

Kofshët e mbushura shumë e të mbuluara me celulit, gjoksi i zmadhuar – kjo është pamja e re e Rihanna-s. Edhe pse shumica çuditen, këngëtarja nuk do t’ia di aspak për shtimin në peshë. Madje, ajo ndihet aq seksi sa të ekspozojë gjithçka, si në foton e mëposhtme. Sepse, e kemi thënë, Riri mbetet Riri!