FOTO/ Vajza e Toto Riinas reagon në ‘Facebook’: Një trëndafil i zi në nder të babait

Maria Concetta Riina është vajza e bosit Toto Riina, i cili ndërroi jetë në spitalin e të dënuarve në Parma. Ajo me anë të dy fotografive në “Facebook” ka preferuar të shpreh dhimbjen e saj.

Njëra foto tregon një trëndafil të zi, e ndërsa tjetra fytyrën e një gruaje me gishtin në buzë ku shkruhet “Shhhhh”. Në të dyja fotot e publikuara ajo ka marrë më qindra mesazhe ngushëllimi.

Riina kishte katër fëmijë, më e vogla nga vajzat jeton në Corleone, ndërsa e madhja Maria Concetta, është transferuar prej vitesh dhe jeton në Puglia.

Riina, 87-vjeç, bosi famëkeq i organizatës mafioze “Cosa Nostra”, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Riina ndodhej prej disa ditësh në koma dhe familjes së tij i ishte dhënë leja për ta vizituar në spitalin e burgut në Parma, ku vdiq mbrëmjen e djeshme.