Pas Bonuccit një tjetër mbrojtës ‘braktis’ Juven

Stephan Lichtsteiner mund të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas Leonardo Bonuccit edhe një yll është pranë largimit nga Juventus.

Stephan Lichtsteiner mund të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Calciomercato ka bërë të ditur se mbrojtësi zviceran dëshiron të gjejë një ekip të ri pasi nuk konsiderohet titullar te skuadra nga Torino.

Lichtsteiner nuk konsiderohet titullar pas ardhjes së Mattia De Sciglio nga Milan dhe Benedikt Hoëedes nga Schalke 04.