Cantona kundër transferimit të Neymarit tek PSG-ja

Eric Cantona ka kritikuar Neymarin për vendimin e tij për largim nga Barcelona dhe transferim në Paris Saint-Germain.

Ish sulmuesi i Francës dhe Manchester United, ka thënë se nuk e kupton vendimin e brazilianit i cili nënshkroi me klubin nga Parc des Princes.

“Kur jeni 15 vjeç dhe luani me Brazilin dhe me Barcelonën, pyetem pse duhet të vini në Ligue 1 për t’u ndeshur me Aimes ose Guingamp? Nuk është në linjë me atë si unë e shoh futbollin, plot me pasion”, tha Cantona për “Yahoo Sports”.