VIDEO/ Ramos i kërkon penalltinë Iniestas: Dua të shënoj për ...

Sergio Ramos nuk mund të harrojë dashurinë për djemtë e tij edhe gjatë ndeshjeve.

Gjatë ndeshjes së fundit miqësore të Spanjës ndaj Rusisë, kapiteni dëshironte me cdo kusht të shënonte gol dhe që të ia dedikonte djalit të tij, Marcos i cili kishte mbushur 2 vjet.

Kapiteni shihet gjatë një goditje dënimi kur i thotë Asensios , është e imja kjo goditje dhe pastaj kur Spanja fiton penalltinë afrohet tek Iniesta duke i thënë: ‘Andres është e imja, penalltia e radhës është për ty. Eshtë ditëlindja e djalit tim.”.

Iniesta nuk refuzoi dhe i plotësoi këtë dëshirë lojtarit Madrilen i cili goditi edhe penalltinë e dytë të akorduar për Spanjën pasi lojtari Blaugran nuk gjendej më në fushë.