Berlusconi: Ky duhet të jetë trajneri i ri i Italisë

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi beson se Carlo Ancelotti është trajneri i duhur për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë.

Berlusconi thekson se ekziston një kandidat ideal për ta udhëhequr ekipin e “Azzurrëve”.

“Nëse vjen Ancelotti, për aq sa e njoh unë do të ishte trajneri i duhur”, deklaroi Berlusconi.

Kujtojmë që Giampiero Ventura është shkarkuar pas dështimit në play-off për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.