FOTO/ Selena Gomezit dhe Justin Bieber kapen duke u puthur ...për herë të parë!

Duket se çifti është lindur për të qenë gjithmonë së bashku.

Selena Gomez për një kohë jo të shkurtër ishte në lidhje me reperin amerikan, The Weeknd, i cili, i detyruar të ikë ‘me bishtin ndër shalë’, tani po mundohet t’i rikthehet romancës me ish të dashurën e mëparshme, modelen palestineze Bella Hadid.

Por, ditë më parë Justin Bieber ka arritur t’ia rrëmbejë sërish zemrën Gomezit pas një viti ndërprerje të dashurisë. Madje, çifti janë kapur duke u puthur gjatë një ndeshje hokeji në qytetin e Los Angelesit të SHBA-së.

Në fakt, Bieber është adhuruese i madh i lojës së hokejit dhe kohë pas kohe edhe luan me miqtë. Nw këtë ndeshje e ka ndjekur nga afër edhe Selena Gomez.

Kujtojmë se javë më parë bukuroshja amerikane ka zbuluar, se një mikeshë i ka shpëtuar jetën, duke i dhuruar njërën prej dy veshkave.

Këngëtarët tashmë janë duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojnë gjatë muajve në vijim.