Ahmetaj flet për konçensionet: Check up, për ne jeta nuk ka çmim...

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuvend, ku po diskutohet mbi pr/buxhetin e 2018-ës dhe paketën fiskale, në lidhje me konçensionet. Ahmetaj i është referuar periudhës 2004-2017, ndërsa u shpreh se demokratët në 8 vitet e qeverisjes së tyre kanë dhënë 178 të tilla.

 “Ka një historik shumë interesant të koncesioneve 2004-2017 dhe besoj kjo është një ditë e duhur që të ndajmë këtë informacion sot bashkë.

Nga viti 2004 e deri në vitin 2017, janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat, 178 janë bërë para viti 2013”, tha Ahmetaj, duke përfshirë këtu edhe periudhën kur qeveria drejtohej nga Fatos Nano.

Sipas tij, në periudhën Maj 2013- 9 Shtator 2013, janë bërë 38 koncesione.

“Doni koncesionet që ka bërë kjo qeveri në mandatin e parë?

Check up? Cfarë cmimi i vini jetës ju? Se ne jemi të majtë, e për ne nuk ka cmim për jetën. Është parandalim dhe është në themel të politikës për shëndetin publik. Sa është kosto? Është 1,537 lekë që i kushton buxhetit të shtetit, një kontroll parandalues që një qytetar nga ata 900 mijë qytetarë që e përfitojnë falas. Cfarë efekti ka? Parandalimi!

Sa kushton një protokoll i tillë i bërë në spital? 5,200 lekë. Në një sptal privat, 8 mijë lekë. Nëse 8 mijë është më e vogë se 1,537, nëse 5,200 është më e vogël se 1,537 lekë, atëherë po, ju keni të drejtë, nëse e keni përmbysur logjikën e numrave!”, tha Ahmetaj.