VIDEO - Ndodh në Shqipëri! Burri shkonte shpesh tek kolegia, ja ç’i bën gruaja

Një grua është larguar dje nga shtëpia e të fejuarit të saj.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, gruaja është larguar pasi burri i saj shkonte shpesh në shtëpinë e koleges së tij të punës pasi i sëmurej djali. Ajo kishte FIlluar të dyshonte pasi kohëve të fundit i fejuari i saj kishte nisur të shkonte shumë shpesh në shtëpinë e koleges së divorcuar me pretekstin se djali kishte filluar të sëmurej edhe më shpesh.

“Një grua i telefononte herë pas here kolegut të saj i cili ishte i fejuar. Sa herë që asaj i ftohej djali ai e shoqëronte për në spital, por siç duket kohët e fundit djali kishte filluar të ftohej edhe më shpesh dhe kolegu e shoqëronte. E fejuara e tij kishte filluar të dyshonte dhe dje kur i fejuari kishte ikur tek kolegia ajo është larguar nga shtëpia. Ajo ka shkuar në një hotel pasi burri nuk e kishte gjetur as tek shtëpia e prindërve të saj. Kolegia e tij ishte e divorcuar”, tha gazetari.