Dash Shehi i përgjigjet Ramës: Halabak, unë vërtet pi një gotë, por kurrë s’kam thithur...

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit e ka përmendur për pijet alkoolike. Ndërsa e cilësoi Ramën një halabak, Shehi tha se ka kaq vjet deputet dhe kurrë nuk ka përmendur me emra kolegët e tij.

 “Dua ti përgjigjem kryeministrit se mora vesh me kishte përmendur kur nuk isha në sallë. Është e turpshme të më përmend jo qepa, jo rakia. U bëra kaq vite në këtë salle. Nuk kam përmendur kurrë asnjë koleg. Por jo të më përmend një halabak. Unë vërtet e lash një gote vere shume të mire jashtë dhe kjo s’ka asgjë të keqe, por drogë nuk kam marre asnjëherë”.