A mundet dhe si Veliaj do t’ia zinte vendin Ramës…?

Rama, si  të gjithë homologët e tij autoritarë gjithnjë ka menduar dhe vazhdon të mendojë se pas tij le të bëhet kiameti. Madje sa më keq të bëhet aq më shumë do ta kërkojnë atë pas largimit; kjo është një sëmundje e pashërueshme që i kap të gjithë drejtuesit autoritarë që mendojnë se s’ka pasur as në në të kaluarën dhe s’do të ketë as në të ardhmen drejtues më të fortë e më të mirë se ata.

Rama ashtu edhe si të gjithë homologët e tij mendon se nuk duhet të lerë trashëgimtar, madje as duhet ti shkojë ndonjërit mëndja ti zërë vendin jo vetëm kur ai është në drejtim por edhe kur të mos jetë më drejtues. Gjithnjë ka menduar dhe punuar që situata pas tij të bëhet keq e më keq dhe qytetarët të kujtojnë vetëm kohën e tij. Prandaj edhe individët që ju ka shkuar ndërmend se mund ta zëvëndësojnë i trajton edhe më keq se të tjerët.

I pari viktimë do të ishte Tahiri që mesa duket kishte menduar se duke forcuar pozitat në parti dhe duke krijuar marrëdhënie me të “fortët” do të mund ti zinte vëndin. Natyrisht Tahiri s’kishte pengesë vetëm Ramën. Pas Tahirit goditja e Ramës do të bëhej ndaj Veliajt, por për momentin ai ishte lënë në harresë, ndër të tjera edhe për të kuptuar më mirë qëllimet e tij. Sigurisht ambicjet e Veliajt mbështeten edhe në marrëdhëniet me Soros dhe situatat e vështira që po i krijohen Ramës pas marrjes së timonit të pushtetit i vetëm, e kanë detyruar Veliajn ta mendojë seriozisht cështjen e trashëgimtarit, madje edhe me koston e një beteje të ashpër me Ramën, përndryshe mund të gjëndej i djegur politikisht që në 2019.

Tahiri praktikisht pas ngjarjeve të fundit duket i eleminuar politikisht, thënë ndryshe e ardhmja e tij politike është e dyshimtë ndërkohë që Rama për interesat e tij do të përpiqet ta shpëtojë vetëm nga burgu por jo më shumë se kaq. Rama ka pasur rolin e tij vendimtar në goditjen ndja Tahirit. Natyrisht edhe Tahiri e ka kuptuar këtë lëvizje dhe për shkak të pozitës së vështirë në të cilën ndodhet po përpiqet të shpëtojë cfarë mund të shpëtojë. Më konkretisht ti shpëtojë burgut dhe të mos i sekuestrojnë pasuritë e përfituara.

Përvec Ramës që me sa duket ka qënë i detyruar edhe nga Soros të tolerojë ambicjet e Veliajt, Tahiri ka pasur armik për jetë a vdekje edhe kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës. Veliaj prej kohësh është përpjekur në takime me interlokutorët vëndas e të huaj, ta paraqesë Tahirin si një individ të lidhur me bandat e krimit dhe të implikuar në kultivimin e kanabisit. Dhe ja ka arritur me sukses këtij qëllimi.

Rama si cdo homolog i tij autoritar është përpjekur gjatë të gjithë kohës të nxisë Tahirin e Veliajn të luftojnë deri në sakrifikim për pushtetin e tij personal, por gjithnjë duke mos lejuar që njëri të forcohet më shumë se tjetri dhe asnjëri të mos ëndërrojë ti zërë vendin. Por të dy, pasi kanë zënë poste të rëndësishme në qeveri e parti, dhe pasi janë pasuruar mjaftueshmërisht e kanë krijuar lidhjet e tyre janë përpjekur të fitojnë pavarësi relative nga Rama dhe madje të ndërtojnë rrugën drejt marrjes së trashëgimisë.

Tahiri përmes pasurimit nga kultivimi i kanabsit, dhe krijimit të lidhjeve me “të fortët” e strukturat e partisë krijoi percpetimin e trashëgimtarit të Ramës, por pa menduar asnjëherë të ishte at-vrasës. Në këto momente, Veliaj i shqetësuar nga avancimi i Tahirit, u lidh me kupolën që kishte promovuar edhe Ramën. Ata preferonin Veliajn si trashëgimtar. Madje ata vepruan me shpejtësi duke ndikuar fuqimisht në caktimin e Veliajt si kandidat për bashkinë e Tiranës duke i dhënë Ramës mesazhin se Veliaj është trashëgimtari i padiskutueshëm në krye të PS pas largimit të tij.

Veliaj po përpiqet të krijojë përshtypjen e të vetmit zyrtar të lartë të Rilindjes që punon për qytetarët. Ndërkohë ai po përpiqet të krijojë marrëdhënie të mira me socialistët e mërzitur të cilët Rama i ka abandonuar dhe një pjesë e tyre janë larguar nga PS. Veliaj po ashtu po përpiqet të krijojë përshypjen te ndërkombëtarët se është i vetmi  politikan i ndershëm dhe punëtor, që nuk përfshihet në aferat kurruptive dhe sherret e brëndshme të PS, pra ai po përpiet të krijojë përshtypjen te ata si trashëgimtari i vetëm dhe i padiskutueshëm i Ramës.

Por konjukturat aktuale s’janë të favorshme për Veliajn pavarësisht se Tahiri duket i eleminuar politikisht. Prishja e marrëdhënieve mes PS e LSI llogaritet nga Veliaj si pamundësi e qëndrimit në krye të bashkisë së Tiranës, gjë që do tja komplikonte rrugën drejt kapjes së postit të kryetarit të PS. Madje nëse Veliaj do të dilte humbës nga konkurimi për bashkinë e Tiranës, ai mund edhe të rezultonte i “vrarë” politikisht. Në këto kushte Veliajt i mbetet të mendojë  si të “eleminojë” Ramën para zgjedhjeve vendore të 2019 për ti zënë vendin, përndryshe humbja e bashkisë, që duket shumë probabël përballë një koalicioni PD-LSI, do të thoshte humbje e shansit për të zëvëndësuar Ramën, edhe nëse Rama humbet zgjedhjet në 2021, gjë që duket shumë e mundshme.

Veliajt i duhet të bëjë një betejë të hapur për jetë a vdekje me Tahirin gjë që nuk është shumë e vështirë po të kemi parasysh situatën në të ciën gjëndet Tahiri. Ndërkohë Veliaj përgatitet të nisë një betejë të fshehtë për largimin e Ramës para 2019. Beteja e Veliajt për largimin e Ramës nuk është e pamundur sepse në këto momente edhe Rama ndjehet shumë i dobët dhe i pasigurtë. I vetmi shpëtim për Ramën në këto kushte do të ishte një qeverisje gjithëpërfshirëse; gjë që mundi ti voliste edhe Veliajt për të shtyrë realizimin e ëndrrës së tij për vonë.

Syri.net