Mogherini shfryn propagandën e Ramës: Serbia dhe Mali i Zi janë afër hapjes së negociatave, të tjerët…

Pas takimit mes BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizim-Asocimit, Ministri Bushati dhe Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini, zhvilluan një konferencë për shtyp dhe ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve edhe për kohën kur vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë shans që të pranohen në Bashkimin e Europian.

Në lidhje me këtë çështje shefja e politikës së jashtme të BE-së sqaroi, se aktualisht Serbia e Mali i Zi janë më afër hapjes së negociatave, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet ende të punojnë me reformat.

Ky është një lajm dëshpërues për shqiptarët duke e ditur që përpara ardhjes së Edi Ramës në pushtet, vendi ynë ka qenë shumë më përpara se Serbia dhe Mali i Zi, në procesin drejt anëtarësimit në BE.

“Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka dy vende që janë në pararojë në procesin e integrimit dhe hapjen e bisedimeve në BE, Serbia dhe Mali i Zi, ndërkohë që vendet e tjera janë të përfshira në strategjinë e integrimit e cila do të miratohet në 2018-ën”, deklaroi Mogherini.