FOTO/ Shokon çifti: Kryejmë mardhënie intime me persona të tjerë

Laura dhe Mike janë të martuar prej dy vitesh dhe deri tani kanë pasur marrëdhënie seksuale me 20 persona të tjerë. Ata thonë se një person nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar dëshirat seksuale të tyre dhe fakti që kanë fjetur me njerëz të tjerë, po e bën martesën e tyre më të shëndetshme.

Të dy janë 28 vjeç dhe nga Kalifornia dhe kanë një djalë 5 vjeç. Pavarësisht aventurave të tyre seksuale, Laura dhe Mike kanë rënë dakord që dashnorët e tyre të mos i çojnë në shtëpi për shkak të djalit 5-vjeçar. Sipas çiftit, takimet me persona të tjerë për marrëdhënie seksuale ndihmojnë martesën e tyre.

“Kur nuk kam mundur të siguroj takime, kam përdorur faqet e internetit”, shprehet Laura dhe shton se kryen marrëdhënie me persona të tjerë 2-4 herë në muaj.

“Martesa jonë është bërë më e fortë, pasi ne komunikojmë vazhdimisht. Të bësh seks me njerëz të tjerë nuk ka të bëjë fare me faktin e tradhëtisë. Ne të dy kemi nevojë për më shumë se një partner për të përmbushur nevojat tona”, thotë 28-vjeçarja.

Kurse bashkëshorti i saj shprehet se ndonjëherë bëhet xheloz për burrat me të cilët gruaja e tij del, shton se ajo di si ta ndajë kohën dhe t’i kushtojë rëndësi familjes.