Negociata sekrete për naftën shqiptare, kompania ‘Gunvor’ reagon për shkrimin e SYRI.net

Kompania ‘Gunvor’ ka reaguar ditën e sotme me anë të një emaili, në lidhje me një shkrim të SYRI.net për një takim dhe bisedë sekrete mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe pronarit të kësaj kompanie Torbjorn Törnqvist.

Kompania pretendon se shkrimi ynë është i rremë dhe pabaza. Në reagimin e tyre, ‘Gunvor’ nuk mohon asnjëherë takimin mes Edi Ramës dhe Törnqvist, ndërsa japin fakte që sipas tyre shkrimi i SYRI.net nuk është i vërtetë.

Për hir të transparencës dhe profesionalizmit po botojmë të plotë reagimin e ‘Gunvor’, ndërsa përgjigjen tonë e kemi dhënë në shkrimin që e gjeni në linkun e mëposhtëm.

Emaili i plotë i kompanisë ‘Guvnor’:

Unë që ju shkruaj jam Drejtor i Çështjeve të Korporatave për Grupin Gunvor dhe i referohem artikullit të titulluar "EKSKLUZIVE / Nafta Shqiptare tek Rusët, Rama negociata sekrete me kompaninë e Putinit", e cila mund të gjendet këtu: https://www.syri.net/politike/107500/Ekskluzive-NAFTA-shqiptare-tek-ruset-rama-negociata-sekrete-me-kompanine-e-putinit/.

Ky artikull është i mbushur me gënjeshtra të hapura dhe duhet të hiqet menjëherë duhet ta hiqni nga faqja juaj e internetit.

Ju lutem vini re:

• Kryeministri Edi Rama dhe CEO i Gunvorit, Torbjorn Törnqvist nuk kanë pasur "biseda sekrete" për nxjerrjen e "naftës shqiptar". Ky është lajm i rremë.

• Gunvor nuk është "rus" dhe presidenti rus Putin nuk ka të bëjë fare me kompaninë tonë. Ky pretendim është i rremë.

• Aksionet e Gunvor janë në pronësi të z. Törnqvist (64%) dhe pjesa e mbetur nga punonjësit e Gunvor. Nuk ka aksionarë të jashtëm. Z. Timchenko i ka shitur aksionet e tij në vitin 2014, dhe nuk ka të bëjë me Gunvor.

• Qeveria e SH.BA-së nuk ka pezulluar kurrë operacionet financiare të Gunvor-it në SHBA apo kudo. Në fakt, ne tani kemi më shumë se 60 punonjës në SHBA dhe dy zyra të reja tregtare (Houston dhe Stamford). Ne vazhdojmë të rritim praninë tonë në SHBA Referenca: https://www.reuters.com/article/us-gunvor-us/gunvor-hires-bps-former-top-us-trader-to-expand-in-north -america-idUSKCN1AW1U1

• OFAC konfirmoi publikisht se Gunvor nuk ishte një objektiv për shkak të ish-aksionerit të saj. Si Reuters raportoi: http://www.reuters.com/article/2014/04/02/us-ukraine-crisis-russia-sanctions- idUSBREA311GM20140402.

• Gunvor nuk është në listën e zezë të qeverisë së SHBA, dhe asnjëherë nuk ka qenë. Gunvor kurrë nuk është ka pësuar sanksione nga SHBA apo ndonjë qeveri tjetër.

• Gunvor u themelua në vitin 2000, gati 18 vjet më parë, jo 10 vjet më parë. Dhe rritja e Gunvor gjatë kësaj kohe është saktësisht në përputhje me shtëpitë e tjera të mëdha të tregtimit të naftës.

• Më pak se 15% e tregtisë së Gunvor-it zhvillohet sot me Rusinë, dhe Gunvor ka shitur pasuritë e saj ruse. Gunvor është një kompani globale, me investime tregtare dhe asetesh në më shumë se 100 vende.

Artikulli juaj është i rremë dhe agjencitë e tjera të lajmeve e kanë përsëritur tashmë atë. Unë kërkoj që ta hiqni artikullin menjëherë nga faqja juaj.

Kontaktet e mia janë më poshtë, si dhe në faqen e internetit të Gunvor (www.gunvorgroup.com/media).

Presim përgjigjen tuaj.

Përgjigja e SYRI.net

Konfirmohet takimi i Ramës me Gunvor. Kompania na akuzon për mashtrim, SYRI.net publikon deklaratën e DASH