Pas shkarkimit të Sokol Ballës, ja kush është larguar tjetër nga Top Channel

Një luftë e hapur me Edi Ramën i ka kushtuar vendin drejtorit të Informacionit në Top Channel, Sokol Balla. Pronarët e televizionit kanë vendosur që ta largojnë Ballën.

Por duket se largimi i Ballës, nuk është i vetmi që ka ndodhur në këtë televizion kombëtar.

Burime nga TCH thanë se shkarkimi Ballës vjen në një kohë kur departamenti i lajmeve është përfshirë në një hemoragji konstante largimi gazetarësh.

Largimi më i fundit është i producentit ekzekutiv të lajmeve Enkelejd Llanaj gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit. Gjithashtu kanë ndodhur edhe disa largime gazetarësh nga televizioni i njohur.

Ky është eksodi i dytë i ndodhur në këtë televizion, pas largimeve të para gjatë muajve të verës.