Shkarkimi i Klement Zgurit, PS zyrtarizon kërkesën: ja hapi që ndërmarrin…

Socialistët nuk kanë humbur kohë përsa i takon nismës së tyre për shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kryetarit të KQZ-së.

Një ditë më parë në grupin parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama mbështesni nisjen e proçedurës për shkarkimin e Zgurit, sikundër paralajmëroi edhe shqyrtimin e mundësisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Sot deputetët socialist kanë zyrtarizuar nismën, duke depozituar kërkesën respektive për shkarkimin e  Zgurit, duke e depozituar në zyrën e Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

PS e akuzon Zgurin se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos shqyrtuar kërkesën e prokurorisë lidhur me kryebashkiakun e Mallakastrës që preket nga ky ligj për një dënim nga gjykata e shtetit italian për vjedhje. Sipas PS, Zguri ka ardhur në krye të KQZ-së, si pjesë e marrëveshjes së 18 Majit, por nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe drejtoi si njeri partiak.