Lideri i “Brexit” sapo plasi bombën/ Brukseli i varur nga Soros. Fondacioni i tij po shkatërron kombet…

Ish-lideri i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe dhe lideri i Brexit, Nigel Farage, ka deklaruar se ndërsa Rusia është akuzuar për financimin e fushatës së ‘Largimit’ të Britanisë nga BE-ja, donacioni i fundit prej 18 miliardë dollarësh i George Soros për fondacionin pro-BE-së, ‘Shoqëria e Hapur’, ka shpëtuar pa u shqyrtuar.

“Pikërisht këtu qëndron marrëveshja e fshehtë e vërtetë në përmasa ndërkombëtare” tha Farage.

Duke folur në Parlamentin Europian në Strasburg të martën, Farage, u tha eurodeputetëve, se ai beson se kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare të fshehta, ‘ne po shohim në vendin e gabuar’. Ai tha se ndikimi i Soros në Bruksel është ‘me të vërtetë i jashtëzakonshëm’ duke shtuar ‘kam frikë se mund të shohim nivelin më të lartë të marrëveshjes së fshehtë ndërkombëtare dhe politike në histori.’

Farage, kreu i Grupit të Europës për Liri dhe Demokraci të Drejtpërdrejtë, beson se Soros ka shpenzuar miliarda në BE për të minuar shtetin kombëtar.

“Kur flasim për para në parajsat fiskale, kur flasim për subversion politik, kur flasim për bashkëpunime të fshehta, pyes veten nëse po shikojmë në vendin e duhur. Dhe unë e them këtë për shkak se George Soros, kohët e fundit i dha ‘Shoqërisë së Hapur’, e cila sigurisht mbështet fushatat për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe strukturat mbikombëtare si Bashkimi Evropian, 18 miliardë dollarë. Dhe ndikimi i tij këtu dhe në Bruksel është me të vërtetë i jashtëzakonshëm “.

Farage tha se ‘Shoqëria e Hapur’ mburret se mbajti 42 takime në vitin 2016 me Komisionin Evropian dhe ka publikuar një libër të miqve ‘të besueshëm’ në Parlamentin Europian. ‘Ka 226 emra në listë’, tha ai.

Farage u tha eurodeputetëve se do t’u shkruante atyre emrave të përmendur, për të parë nëse ata kishin pranuar para ose ndihmë nga investitori miliarder dhe mbështetësi i fushatave liberale, Soros.

“Nëse do të kemi një debat dhe do të flasim për transparencën e plotë, politike dhe financiare, atëherë le ta bëjmë atë. Kështu që unë do t’u shkruaj sot ju të gjithëve, 226 emrave, duke ju pyetur për disa gjëra mjaft të drejta dhe të ndershme: A keni marrë ndonjëherë fonde direkt ose indirekt nga Shoqëria e Hapur? Në sa prej veprimtarive të saj keni marrë pjesë? A mund të na jepni një listë të të gjithë përfaqësuesve, përfshirë George Soros? “

Ai gjithashtu i ka kërkuar Parlamentit Evropian të ngrejë një komitet të posaçëm për të shqyrtuar çështjen në fjalë.

“E them këtë në një kohë kur përdorimi i parave dhe implikimet që mund të ketë pasur në rezultatin e Brexit ose zgjedhjen e Trump, ka kapur histerinë virtuale. Vetëm javën e kaluar, Komisioni Zgjedhor nisi një hetim për të parë nëse fushata e ‘Largimit’ u financua nga paratë e ardhura prej parajsave fiskale apo nga paratë ruse. Kjo erdhi si rezultat i pyetjeve të bëra në Dhomën e Përbashkët nga njëfare Ben Bradshaw, i cili është i lidhur me një organizatë të quajtur ‘Shoqëri e Hapur’.”

Në tetor, Soros transferoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij tek Fondacioni Shoqëria e Hapur, konfirmoi ai. Duke shkruar në faqen e tij të internetit, financieri tha: “Suksesi im në tregjet financiare më ka dhënë një shkallë më të lartë pavarësie se shumica e njerëzve të tjerë. Kjo më lejon të qëndroj në çështje të diskutueshme: në fakt, më detyron mua ta bëj këtë, sepse të tjerët nuk munden”. /hashtag.al/