Chiellini flet pas ‘dramës’ së Italisë, tregon nëse do të largohet nga Kombëtarja

Sipas “Sky Sport”, numri i lojtarëve të tërhequr nga Kombëtarja italiane e futbollit pasi nuk arriti të kualifikohet në Botërorin “Rusi 2018” është katër: Buffon, Barzagli, De Rossi dhe Chiellini.

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, në deklaratën e tij ka thënë: “Kemi shumë djem të rinj që mund ta përmirësojnë këtë situatë dhe të gjejnë forcën për t’u ringritur. Shpresojmë që kjo dashuri të mos i mungojë kurrë Kombëtares. Sipas meje, Italia do t’ia rinisë nga Verrati dhe djemtë e tjerë të datëlindjes ’90.

Për vete nuk e di. Jam i bindur që nga ky moment deri në Europian do të hapet një cikël i ri. Të gjithë na duhet të rimendohemi gjatë dhe të analizojmë çfarë ka ndodhur”.