VIDEO/ Grezda nuk përmbahet nga emocionet, ja çfarë thotë një ditë pas golit që i shënoi Turqisë

Eros Grezda ishte një nga lojtarët më në formë të Kombëtares sonë në ndeshjen e djeshme kundër Turqisë. Mesfushori kuqezi arriti të shënonte golin e tretë në fitoren 3-2, por gjatë gjithë takimit ishte mjaft aktiv në fushën e blertë.

Sot ai ka shkruar në llogarinë e tij në facebook për emocionet e përjetuara në ndeshjen e djeshme. I emocionuar Grezda shprehet: “Jam shumë i lumtur që shënova gol për Kombëtaren. Ndoshta ne nuk do ta ndjejmë atmosferën e Botërorit, por as ju nuk do të përjetoni emocionet që të fal fanella e Kombit tënd”, shkruan zbulimi i kuqezinjve.

Kujtojmë që Shqipëria luajti dje në Antalia kundër Turqisë, një ndeshje miqësore që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të kuqezinjve falë dopjetës së Sadikut dhe golit të Grezdës.