Agron Kapllanaj i përgjigjet Ramës: Pse ke heshtur dy vjet për shkarkimin tim ...

Kryetari demokrat i Bashkise se Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur sot për herë të parë pak orë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se po shikohej mundësia për shkarkimin e tij.

Sipas PS ai rezulton i dënuar në Itali me 2 vjet burg për vjedhje. Duke folur për emisionin e gazetares Ilva Tare “Tonight”, Kapllanaj tha:

“Nuk kam pasur asnjë çështje civile jo më penale as në Itali as në Shqipëri. Çfarë kam pas e kam deklaruar aty e ka pas PS, deklarimin tim ta kishin shqyrtuar në çdo kohë.

Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve që kam në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Çdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem”.