FOTO/ Ledri dhe Noizy së shpejti me duet, zbulohet njeriu që i bashkoi

Më parë ata kishin qenë protagonist të një armiqësie të mbushur me plot ofendime, fyerje, deri edhe përplasje fizike.

Por duket se këto probleme kanë kaluar dhe tashmë reperët Ledri Vula dhe Noizy janë shumë afër realizimit të një dueti të tyre së bashku.

Një lajm i tillë është bërë i ditur nga burime të Express nga kampi Ledri Vulës, konkretisht nga kompania “Nesër Music”, që menaxhohet nga Faton Shoshi.

Madje, thuhet se Fatoni ka qenë edhe iniciatori i këtij dueti, ku ka kërkuar nga ata që të lënë pas inatet e se kaluarës dhe të punojnë për të ardhmen, duke sjellë muzikë të mirë për fansat e tyre.

Një këngë e shumëpritur e atyre të dyve bashkë do të trondiste tregun muzikor shqiptar, pasi konsiderohen sy dy reperët më të mirë të momentit në vend.    

Shoshi është edhe i dashuri dhe njëkohësisht edhe menaxheri i Era Istrefit dhe gjatë këtyre viteve ai ka menaxhuar disa këngëtarët të suksesshëm nga Kosova.

Edhe suksesi i Ledrit ndërlidhet shumë me emrin e tij sidomos viteve të fundit.