FOTO/ Marina Vjollca ndihen ‘rehat fare’ në vendin, ku të gjithëve po u dridhen këmbët...

Prezantueses Marina Vjollca po i ecën shumë mirë puna e re në Tv Klan, ku prej pak javësh drejton emisionin “Ces’t La Vie”.

Kjo dëshmohet nga suksesi që po arrin në dy episodet e para. Madje ajo po ndihet rehat. E ka thënë edhe vetë publikisht këtë gjë, nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instastroy.

‘Rehat fare’ shkruan Marina, e cila është e ulur në një karrige dhe po pi verë. Ndërsa emisioni që ajo drejton nuk është aspak i rehatshëm për konkurrentët, që po garojnë duke e sfiduar veten në muzikë përpara një jurie.