Pas biznesit të vogël, Rama i turret edhe atij të madh: Ja operacioni që do të nisë...

Prej kohësh biznesi ndodhet nën presionin e qeverisë, e cila ka ndërmarrë disa aksione në kuadër të asaj që i ka quajtur si lufta kundër informalitetit. Por pas presionit të ushtruar ndaj biznesit të vogël, që çoi në mbylljen e mijëra aktiviteteve të tilla, duket se një tjetër operacion do të ndërmerret, këtë rradhë kundër biznesit të madh, të cilët janë edhe tatimpaguesit më të mëdhenj në vend.

Nga mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama tha se së shpejti do të çelet beteja me sipërmarrjen e madhe, përsa i takon pagave që deklarohen se paguhen punonjësit në këto kompani. Dhe në këtë kuadër, kryeministri tha se është e papranueshme që në 800 kompani, 40 përqind e pagave janë nën 300 mijë lekë në muaj.

 “Do çelim edhe një beteje me sipërmarrjen e madhe, në 800 kompani, 40 përqind e pagave janë nën 300 mijë lekë. Kjo për ne quhet shmangie nga detyrimet që godet pensionet e atyre punonjësve, për t’i ikur detyrimeve dhe taksave, goditet i gjithë sistemi, kjo është një betejë që ne do ta nisim ndaj thirrja ime për kompanitë e mëdha është t’i japin fund kësaj loje se këto lojra në rrugën tonë për të bërë shtet, nuk do i pranonim për asnjë arsye.

Kanë të drejtë njerëzit që ankohen për rrogën dhe heshtin se mund të humbasin vendet e punës, ne do ushtrojmë kontrolle, s’ka turp më të madh për një kompani ku punonjësit rezultojnë sikur janë shërbëtorë të një beu që s’do tia dijë për ligj e shtet”, u shpreh Rama.