VIDEO/ Ndëshkoi dy herë turqit, ja çfarë po ndodh me Armando Sadikun
Dy golat e shënuar në pjesën e parë të miqësores me Turqinë, e afrojnë akoma më shumë drejt kreut të listës së golashënuesve historikë të kuqezinjve.
Armando Sadiku ndëshkoi dy herë turqit në Antalia, duke u ngjitur kështu në kuotën e 12 rrjetave me fanellën e Kombëtares.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Kombëtares shqiptare është Erion Bogdani me 16 gola.