FOTO/ Erdhi koha ta njohim gruan, që e bëri baba për herë të parë Noizyn

Emri i reperit Noizy është pothuajse gjithmonë prezent në media. Qoftë për suksese në muzikë, sherre, apo edhe lidhje me femra seksi.

Të gjithë e dinë madje, që ai ka qenë me një vajzë të quajtur, Dorina e nga dashuria e tyre disa vjeçare pati ardhur në jetë Leandra.

Reperi i njohur pas ndarjes është rikthyer nga Anglia në Shqipëri për ta vazhduar karrierën e bujshme muzikore, ndërsa me vajzën e tij është marrë ish-partnerja, nëna e vogëlushes.

Femra, që e bëri Noizyn baba për të parën herë po vazhdon jetën e saj në Londër, pa qenë pjesë e lajmeve rozë, por tashmë erdhi koha ta njihni nënën e Leandrës.

Në disa fotografi të publikuara në media të dyja tregojnë se po kalojnë momente të këndshme bashkë, ndërsa vajza e Noizyt takohet edhe me babanë sa herë që ajo dëshiron.