Vrasja në Kukës/ Gjykata lë në burg 17-vjeçarin e akuzuar për...

Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin e akuzuar si autor të vrasjes së shtetasit Alkis Metallari, ngjarje e ndodhur në në këtë qytet.

Roland Matranxhi akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. I pandehuri ka deklaruar në gjykatë se nuk ka dashur të vrasë shtetasin Alkis Metallari, shkruan abcnews.

Ndërsa avokati mbrojtës, Anton Kosteri, është shprehur se Roland Matranxhi është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga viktima dhe një person tjetër dhe se i dyshuari ka qënë duke mbrojtur veten. Krimi ndodhi me 10 nëntor në qendër të Kukësit.