E jashtëzakonshme, shqiptari shpallet kampion Europe

Ferit Keta shpallet kampion Europe në kikboks në ISKA. Djaloshi shqiptar, së fundmi është kampion edhe i Gjermanisë në boks me peshën super të mesme, i cili fitoi kundër gjermanit Toni Thes.

Ndeshja u fitua në raundin e 4-t me nokdaun. Keta u mbështet nga mijëra shqiptarë që kishin shkuar për ta parë në duel.

Ndeshja u transmetua nga kanalet prestigjioze të Gjermanisë, ku ishin të pranishëm 200 mijë shikues.