VIDEO/ Festë me shqiponjë dhe këngën e Noizyt, Xhaka ‘tërbon’ zviceranët

Zvicra është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës. Skuadra e shqiptarëve ka barazuar 0-0 me Irlandën e Veriut në ndeshjen e kthimit në “St. Jakob Park” në Basel, por ka siguruar kualifikimin në Botërorin “Rusi 2018” falë triumfit 1-0 në ndeshjen e parë.


Kualifikimit i është gëzuar jashtë mase Granit Xhaka i cili në dhomat e zhveshjes ka festuar me këngën e Noizyt në dhomat e zhveshjes, shkruan SYRI.net.
“Numer One” ishte kënga e Noizyt që krijoi atmosferë në kampin zviceran. Për më tepër shiko videon.