Mbreti i transformimeve, Christian Bale befason sërish

Christian Bale është i njohur për ndryshimet e mëdha në fizikun e tij, duke qenë se në disa raste e ka transformuar trupin për rolet filmike.

Ndërsa 43-vjeçari ka bërë sërish një transformim dhe dukej shumë ndryshe në fotosesionin për filmin “Hostiles” në Los Angeles.

Aktori dukej më i plotë se që jemi mësuar ta shohim zakonisht, ndërsa flokët i kishte shkurtuar në zero.

Në fakt këtë ndryshim e ka bërë për rolin e Dick Cheney në filmin “Backseat”, të cilin është duke e xhiruar aktualisht.

Ai kishte veshur një këmishë dhe pantallona të gjera, të kombinuara me atlete të kaltra.

Jemi mësuar që yllin anglez ta shohim zakonisht me shumë flokë dhe me mjekër, por këtë herë ka ardhur krejt ndryshe.

Në këtë eveniment, Bale e ka promovuar filmin “Hostiles” me regji të Scott Cooper, ndërsa në të luan edhe aktorja Rosamund Pike.

Ngjarja zhvillohet në vitin 1892, ndërsa aktori luan rolin e kapitenit Joseph J. Blocker.