VIDEOLAJM/ Skandal i emërimeve klienteliste në Divjakë, nxënësit bojkotojnë dhe qajnë për largimin e mësueses

Video e mësipërme është bërë në shkollën 9-vjeçare "Koli Sako" të Divjakës, ku pas një proteste dyjavore për moslargimin e mësueses së tyre, prindërit dhe fëmijët janë kërcënuar të futen në mësim nga kryebashkiaku Fredi Kokoneshi.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar ngjarjen,  duke publikuar videon e prindit të shqetësuar: "Revolta e fëmijëve! - shkruan Berisha në Fb. - Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Noriegës, duke ua larguar mësuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital!" 

“Pershendetje z. Berisha,

po ju drejtohem si e vetmja shprese per veten dhe femijen tim.

Kam vajzen né klase tè peste né shkollen 9-vjeare Koli Sako Divjake, me daten 2 tetor zevendesuan mesuesen qe i kishte nga klasa e pare e ne vazhdim, arsyeja qe dhane ishte justifikim banal jo objektiv, ne protestuam duke mos i derguar femijet né shkolle per dy jave rresht, i beme peticion drejtorise se shkolles dhe zyres arsimore lushnje, asgje nuk u mor parasysh, shume nga ata femije jane me probleme dhe mesuesja qe i kishte i njihte mire dhe jepte ndihmen qe ata donin.

Klasa eshte jashte kontrollit tani, mesuesja eshte nje e paafte qe ka perkrahje pushtetin,Kokoneshin, madje mesimi filloi si pasoje e kercenimeve tè kryetarit tè bashkise. Keto verifikohen lehte! Po ju dergoj dhe disa video ku shihet reagimi i femijeve dhe debati yne me mesuesen qe morì klasen. Flm.”