Ky është producenti i ri i Flori Mumajesit

Flori Mumajesi është një nga këngëtarët që projektet e tij gjithnjë shndërrohen në hite. 
Ai është specialist kur bëhet fjalë tek muzika. Jo vetëm këngët e tij, por qindra hite shqiptare mbajnë vulën e tij, shkruan Indeksonline.

Flori pjesën më të madhe e kalon në studion e tij, aty ku edhe krijon çdo gjë. Vend ku shpesh na dhuron edhe fotografi të ndryshme. 

E së fundmi në rrjetin e tij social Instagram ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me Brunon, ndërsa shkruan: Producenti im i ri.

Ndryshe Flori është duke punuar në projektin e këngëtares kosovare, Shkurta Gashi e cila pritet të vij në bashkëpunim pikërisht me Brunon.