Panucci ka ide të qarta, ja formacioni i Shqipërisë kundër Turqisë

Sot në orën 18:30 Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësore kundër Turqisë.

Christian Panucci nuk do të humbasë kohë. Ai do të nisë implementimin e filozofisë që ka në kokë për ndërtimin e skuadrës kuqezi, me të cilën do të përballojë fushatën eliminatore të Europianit të ardhshëm.

Miqësorja e sotme, që nis në orën 18:30 në Antalia, kundër Turqisë, do të jetë në këtë funksion. Prandaj, edhe në lidhje me formacionin startues, duket se kanë marrë fund dilemat.

Si rrallë herë Shqipëria pritet ta nisë me një modul loje 4-3-3.