VIDEO/ Arrestohen tre ‘ustallarët’ e grabitjeve në Vlorë. Ja emrat

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Ustai’, ku janë arrestuar në flagrancë tre persona si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Gjatë këtij aksioni janë vënë në pranga tre të rinjtë: Arnold Tosku, 18 vjeç, banues në Vlorë, Eraldi  Hamzallari, 30 vjeç, banues në Vlorë dhe Xh.H., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Dosja hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës në ngarkim të tre të arrestuarve.