Tabaku: Gënjejnë, nuk ka asnjë rritje pagash e pensionesh në 2018

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaron se "nuk ka asnjë rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike", nisur nga analiza që i bën projektbuxhetit të qeverisë për vitin 2018.

"Dëgjoj makinën e propagandës qeveritare të flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! - shkruan Tabaku në Fb. - Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.

2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.

3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithëse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.

Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!"