Turjan Hyska tregon shumën e pabesueshme që i kanë hedhur të ftuarit në dasmë

Data 27 korrik do të shënonte edhe kurorëzimin e dashurisë gati 10-vjeçarë të një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, moderatorëve dhe këngëtarëve të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, e cila pushtoi për një kohë të gjatë mediat rozë dhe portalet më në zë në vend. Por, ndërsa kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga momenti kur Orinda dhe Turi i thanë ‘’po” njëri-tjetrit, ky i fundit ka rrëfyer një detaj për të cilin rrallëherë flitet në televizion, por që i bën kureshtarë të gjithë. I ftuar në programin ‘’Shiko kush LUAN”, Turi më në fund i është përgjigjur pyetjes ngacmuese të Luana Vjollcë se sa lekë i kanë hedhur në dasmë. “5 mijë euro ka qenë shumë më e madhe që më kanë hedhur në dasmë'' - ka treguar Turi, ndërsa ka shtuar se shuma më e vogël ka qenë 30 mijë lekë". Nuk dihet kush kanë qenë më dorëlëshuarit e dasmës, por gjykuar nga shuma kuptohet se janë të afërt me çiftin.